Kim Kardashian, kopertina e “Vogue Mexico”
Kim Kardashian është një nga personazhet më të preferuar edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 36-vjeçarja zuri kopertinën e revistës së mirënjohur Vogue, edicioni meksikan.
Kardashian shfaqet në një foto-portret në Vogue, ndërsa revista i bën homazh numrit rekord të ndjekësve që ajo ka arritur në rrjetet sociale, plot 103 milionë.
Ylli i ekranit së fundi ka ndërmarrë një fushatë sensibilzuese, në mbështetje të të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Meksikën.
Kim Kardashian dhe bashkëshorti Keni Uest, janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Këtë herë nuk do të jetë 36-vjeçarja që do të lindë, por një tjetër grua, apo siç njihen ndryshe një nënë surrogate.
Tv Klan