Identifikohet autori i sulmit me armë në SHBA ku u vranë 20 persona


Identifikohet autori i sulmit me armë në SHBA ku u vranë 20 persona

12:39 02/10/2017

Policia amerikane ka identifikuar autorin e dyshuar që hapi zjarr në një festival në Las Vegas, ku u vranë të paktën 20 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Sipas mediave ndërkombëtare, autori i dyshuar është 64-vjeçari Stephen Paddock nga Mesquite, Nevada. Ai u qëllua për vdekje nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sulmi i armatosur ndodhi në një koncert pranë resortit “Mandaly” në Las Vegas, që ndodhet pranë aerportit. Policia rrezoi të gjithë zonën, ndërsa shumë fluturime u anuluan.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregonin njerëzit të tmerruar që vraponin për të shpëtuar nga plumbat. Hetimi i policisë është duke vazhduar për të identifikuar nëse autori ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbuluar shkaqet.

/tvklan.al






Të ngjashme