
Gruaja në Fier alarmon banorët e pallatit
Një grua në Fier ka alarmuar banorët e pallatit ku banon një ditë më parë.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja kishte filluar të bërtiste pasi djali i saj 7-vjeçar po mbytej pasi i kishin ngecur në fyt disa kokrra shegë.
“Nëna e një 7-vjeçari në Fier ka alarmuar banorët e pallatit pasi djali i saj është mbytur për disa çaste nga kokrrat e shegës dhe e ëma ka bërtitur, por banorët kanë ndërhyrë dhe kanë ndimuar të miturin. Më pas gruaja është përballur me fjalët e vjehrrës e cila e akuzon se nuk kujdeset për djalin dhe për familjen dhe mban në dorë gjatë gjithë ditës celularin”
, tha gazetari. /
tvklan.al