Video/ Albano Bogdo: Julian Deda shumë i brishtë, është pothuajse …
Julian Deda është një ndër aktorët më të dashur për publikun. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e zënë spektalklet televizive ku prej thuajse 2 dekadash ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Sot, aktori ishte i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, nga ku u përball përmes gatimit me këngëtaren Anxhela Peristeri.
Ndërkohë që “Kush vjen për drekë”, përmes një inserti ka zbuluar marrëdhënien e Dedës me kolegët e tij.
“Se di si nuk ka vdekur akoma Julian Deda, se i jep makinës me celular në dorë”,
tha me humor Visjan Ukcenaj teksa këshilloi pjesëtarët e stafit të mos hanë gatimet e tij nëse nuk duan të vdesin.
Ndërkohë aktori Albano Bogdo e ka bërë kolegun Deda të qeshë me të madhe teksa me humor tha se është pothuajse gei.
“Për ata që nuk e njohin duket shumë harbut, i rrëmbyer dhe i pasjellshëm, ngaqë është i drejtpërdrejtë dhe thotë atë që mendon dhe kjo njerëzve nuk i lë shije të mirë. Por, unë e njoh shumë mirë ai është shumë i brishtë, shumë i ndjeshëm, pothuajse gei”,
tha Bogdo. /
tvklan.al