Situatë jo e qetë te Partizani
Fillimisht një mbledhje me stafin dhe pastaj një tjetër me presidentin Gazment Demi për të analizuar situatën. Panorama te Partizani nuk është e qetë një ditë pas barazimit pa gola në dneshjen me Lushnjën.
Tani “të kuqtë” kanë vetëm 2 pikë në 4 ndeshje dhe mbyllin klasifikimin e Superligës. Kjo gjendje ka vënë në pozitë të vështirë drejtuesit. Trajneri Mark Iualiano thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Nga ana tjetër ish-trajneri i të kuqve Sulejman Starova e gjen problemin te merkato e verës.
Janë bërë shumë lëvizje në skuadër dhe kanë ardhur lojtarë jo cilësorë madje një pjesë e tyre nuk po i shikojmë as në stol. Ne kemi dështuar në merkato dhe kjo shikohet në këto 4 javë.
Sipas Starovës nuk janë gjetur zëvendësuesit e duhur për lojtarët e larguar. Starova jep edhe këshillën e tij për këtë periudhë të vështirë që po kalojnë të kuqtë.
Për të shkurtuar distancën për të marrë pikët deri në fund të fazës së parë dhe më pas në janar të ndërhyjmë në merkato.
Pas takimit me Lushnjen drejtori sportiv Antonello Preiti tha se nuk do të ketë ndëshkime. Pushimi për ndeshjet kualifikuese të botërorit mund t’i shërbejë të kuqve që të shikojë problemet në skuadrën që nuk po del nga kriza e rezultateve.
Tv Klan