Luis Enrique mund jetë trajneri i ardhshëm i Bayern


Luis Enrique mund jetë trajneri i ardhshëm i Bayern

12:30 04/10/2017

Bayerni Munchen është në kërkim të një trajneri të ri, i cili do të zëvendësojë Carlo Ancelotti-n. Për momentin klubi gjerman ia ka besuar pankinën Willy Sagnol, i cili ishte zëvendës-trajner kur udhëhiqte Ancelotti. Por, strategjia e bavarezëve është e qartë. Ata duhet të marrin një trajner të ri deri në përfundim të ndeshjeve ndërkombëtare.

Kandidati numër një për Bayern-in deri tani është Luis Enrique.

Fillimisht, ishte e përditshmja sportive “AS” ajo që tha se shumë shpejt mund të nënshkruhet firma midis dy palëve. Së dyti, ka qenë “Sport1”, që ka shkruar për një takim që do mbahet sot midis Enrique-s dhe drejtuesve të klubit bavarez. Ky lajm po bën xhiron e botës, madje mediat gjermane e shikojnë tashmë ish-trajnerin e Barçës dhe Romës si drejtuesin e ardhshëm të klubit gjerman.

Por,  gazeta gjermane “Bild” ka hedhur mbi tavolinë të tjera mundësi për trajnerin e ri nëse nuk arrihet Enrique. Mundësia tjetër është që drejtimin ta marrë Louis Van Gaal. Hollandezi e ka drejtuar më parë Bajernin nga viti 2009 deri në 2011-n. Mundësi të tjera shihen edhe  Ottmar Hitzfeld dhe Giovani Trapattoni.

/tvklan.al

 






Të ngjashme