Gjen të dashur dhe tenton të “heqë qafe” gruan, mënyrat do t’ju habisin


Gjen të dashur dhe tenton të “heqë qafe” gruan, mënyrat do t’ju habisin

21:03 04/10/2017

Një rreshter i Ushtrisë Mbretërore në Britani akuzohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij dy herë, në përpjekje për ta "hequr qafe” për një të dashur që kishte njohur në rrjetet sociale.

Emile Cilliers akuzohet se u përpoq të vriste gruan e tij duke hequr pjesë të parashutës së saj, u tha në një gjykatë në Britani.

37-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë të ish gruas së tij, Victoria Cilliers e cila i mbijetoi me plagë të shumta kësaj tentative më 5 prill 2015.  

Burri, i cili mohon të gjitha akuzat, donte të linte gruan e tij për një të dashur që ai kishte takuar në “Tinder”, thanë prokurorët.

Është pohuar gjithashtu se vetëm disa ditë para hedhjes me parashutë, më 29 mars 2015, i pandehuri u përpoq të vriste zonjën Cilliers, 40 vjeç, duke shkaktuar qëllimisht një rrjedhje gazi në shtëpinë e familjes, ndërkohë që vetë qëndroi larg.  

Trupi gjykues tha se oficeri i Korpusit të Trajnimit Fizik të Ushtrisë Mbretërore gënjeu të dashurën e tij duke thënë se ai do të braktise gruan pasi ajo e tradhtonte dhe se dyshonte që nuk ishte babai i njërit prej fëmijëve të tyre.

Akuza tjetër , të cilin 37-vjeçari gjithashtu e mohon, është dëmtimi që i ka bërë sistemit të gazit në shtëpinë ku jetonte gruaja e tij, me qëllim vrasjes e saj. Sipas “BBC” gjyqi vazhdon./tvklan.al 





Të ngjashme