Deklarata e Lu, Berisha: Rama mbron krimin e organizuar


Deklarata e Lu, Berisha: Rama mbron krimin e organizuar

10:55 05/10/2017 https://youtu.be/kropsuuMzwA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka një emër tjetër nga ambasadori amerikan Donald Lu i cili foli për katër klane mafioze në vend që kontrollojnë 20 familje të cilat menaxhojnë trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Pas krimit të organizuar, Berisha thotë se qëndron kryeministri Rama.

“Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar, dhe kreu i meduzës së krimit të organizuar është Edi Rama, dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj absolutisht nuk e ndihmon luftën ndaj krimit por përkundrazi në një farë mënyre i jep strehë atij që është koka e meduzës”.

Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria ndodhet në sundimin qeveritar të drogës e krimit dhe se pas Elbasanit ngjarje më të rënda janë shënuar edhe në qytetin e Shkodrës.

“Ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë mos të them tre herë më agresive është në Shkodër, qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit”.

I pyetur për nismën e Lëvizjes për ringritjen e PD-së, Berisha tha se do të shprehej kur ajo të mbërinte zyrtarisht në forume.

Tv Klan

 






Të ngjashme