Gjykata e Durrësit lë në burg Mariel Fierzën


Gjykata e Durrësit lë në burg Mariel Fierzën

11:03 06/10/2017 https://youtu.be/Dtaln6Txm3c

Mariel Fierza dhe Gentian Nderjaku u arrestuan dy ditë më parë, nga policia e Durrësit me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Dy të rinjtë kanë dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë. Fierza person me precedent të mëparshëm penal ka ngritur pretendimin se armen e kishte gjetur dhe ishte nisur për ta dorëzuar në polici. Por blutë nuk e kanë besuar versionin e tij duke e prangosur. 

Nderjaku ashtu si në polici edhe në gjykata ka sqaruar se armën e kishte me leje nga autoritet. Ai ka paraqitur si provë autorizimin e pajisjes me leje, firmosur nga drejtori i policisë së shtetit Haki Çako.

Pasi dëgjoi palët gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Mariel Fierzën deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria. Ndërsa për Gentian Nderjakun është liruar nga qelia duke caktuar si masë shtrënguese për të, atë të detyrimit për tu paraqitur në Prokurori.  Dy të rinjtë u ndaluan tre ditë me parë pasi në mjetin që po udhëtonin u gjetën dy pistoleta.

TV Klan

 





Të ngjashme