Klouni përjashtohet nga cirku se ishte shumë i frikshëm
Histori me të vërtetë e çuditshme në Britani. Një kloun është përjashtuar nga cirku për arsye se ishte shumë i frikshëm.
Doug Child, i cili luan rolin e klounit psikopat, Rellik, në një cirk horror ka tmerruar publikun gjatë këtyre dy viteve. Ndërsa Halloween-i po afrohet, interesi ndaj klounëve vrasës rritet, por drejtuesit e cirkut kanë marrë një vendim për ta larguar së shfaquri klounin Rellik. “Filozofia jonë ka qenë gjithmonë që të frikësojmë njerëzit dhe jo t’i lëndojmë ata por me paraqitjen e klounit Rellik vitin e kaluar njerëzit filluan të frikësoheshin deri aty sa mund të lëndoheshin”, tha një nga drejtuesit e cirkut./tvklan.a
l