Argjentina barazon me Perunë
Argjentina është një hap larg dështimit. Ekipi dy herë kampion i botës barazoi pa gola me Perunë në Buenos Aires rrezikon një vend në “Rusi 2018”. Messi nuk mjaftoi në fushë për të arritur fitoren. Trajneri Sampaoli la në stol Icardi e Dybala.
Ky rezultat e zbriti në vendin e gjashtë, pasi e kaloi edhe Kili që fitoi 2 – 1 me Ekuadorin. Një ndihmë për Argjentinën që mund t’i mungojë botërorit për herë të parë prej 1970 i dha Paraguaji që mundi Kolumbinë në transfertë me rezultatin 2 – 1.
Përfaqësueses argjentinase do t’i duhet fitorja në takimin e fundit me Ekuadorin, por të ketë vëmendjen edhe te rezultatet e kundërshtarëve. Deri më tani është kualifikuar vetëm Brazili nga Amerika e Jugut që barazoi pa gola në Bolivi. Në stadiumin e La Pazit futbollistëve brazilianë i është dashur të normalizojnë frymëmarrjen pasi luajtën në mbi 3600 metra lartësi. Fotoja u publikua në faqen e Selecaos për të treguar vështirësitë në këtë stadium.
Tv Klan