“Nuk ndaloj dot”, prezantuesja e motit nuk përmbahet  


“Nuk ndaloj dot”, prezantuesja e motit nuk përmbahet  

22:00 06/10/2017

Një prezantuese e Sky News solli jo pak argëtim për shikuesit teksa nuk pushonte dot të qeshuri ndërkohë që jepte motin.

Isobel Lang po përpiqej t’i tregonte audiencës për shiun, erën dhe të ftohtin që po vinte, mëngjesin e së enjtes, kur papritur e kapi e qeshura dhe nuk mundi të përmbahej.

Ndonëse u përpoq që të ndalonte, ajo e pati të pamundur. E në këtë moment ajo i tha shikuesëve:

“Është një nga ato ditët”.

Nuk kaloi shumë kohë dhe e qeshura i doli jashtë kontrolli, në këtë pikë Lang shtoi:

“Nuk e di çfarë po ndodh. Normalisht nuk ndodh që të më kapë kështu e qeshura, nuk di çfarë më gjeti sot”.

“Nuk e di çfarë po ndodh”,

shtoi 47 – vjeçarja më tej.

30 sekonda më vonë, moti u ndërpre për t’ia lënë vendin reklamave, duke lënë shikuesit të habituar se çfarë e bëri për të qeshur kaq shumë prezantuesen./tvklan.al






Të ngjashme