Sejdini: Nuk mbrohem me roje shtesë
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për lakimin e emrit të tij dhe familjarëve të tij si i lidhur me grupet kriminale në këtë qytet. I pyetur nga gazetarët në përfundim të asamblesë së Partisë Socialiste Sejdini ka mohuar se mbrohet me masa shtesë sigurie.
“Do e shikon drejtësinë shumë shpejt. Unë nuk mbroj asnjë”.
Sejdini ka qenë i prerë në komente duke mos pranuar pyetje të tjera. I pyetur për ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në qytetin që ai administron tha se për këtë duhet të shprehet drejtësia. Kreu i bashkisë së Elbasanit dhe të afërm të tij janë akuzuar nga përfaqësues të opozitës për lidhje me disa grupe kriminale në qytet.
Tv Klan