“Nate” kthehet në stuhi tropikale
Uragani “Nate” ka sjelle erëra të forta, shira të dendur dhe përmbytje në Bregun amerikan të gjirit të Meksikës teksa tashmë është transformuar në një stuhi tropikale.
“Natë” goditi Misisipin dhe Luizianan si një stuhi e kategorisë së parë me erëra maksimale të qëndrueshme prej 137km / h.
Megjithëse jo aq i fortë sa uraganet “Maria” dhe “Irma” të muajit të kaluar, në Luiziana, Misisipi, Alabama dhe në një pjesë të Floridës, u lëshuan paralajmërime dhe urdhra për evakuim të banorëve.
Autostrada në Biloxi u përmbyt nga shirat ndërsa në Alabama 5 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.
Shumë njerëz raportohen të kenë mbetur të bllokuar në restorante apo zyra si pasojë e përmbytjeve.
Në New Orleans banoret u këshilluan të qëndronin në strehimoret e ngritura nga autoritetet.
Presidenti i SHBA Donald Trump ftoi Luizianën dhe Misisipin të kërkojnë ndihmë federale për të përballuar katastrofën natyrore. “Natë” vrau të paktën 25 njerëz në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras./Tv Klan