Ka apo jo alienë në Mars? Shkencëtarët nisin kërkimet
Qeveria britanike do të mbështesë Agjencinë Hapësinore të Britanisë së Madhe me një fond prej 3 milionë paundësh.
Paratë do të shkojnë për shkencëtarët, për të zbuluar mundësitë nëse ka ose ka pasur ndonjëherë jetë në planetin Mars. Gjithashtu fondi do të ndihmojë shkenëtarët për të kërkuar rreth mundësisë nëse gjendet ujë i ngrirë në hënë.
Sipas ‘The Mirror’, qeveria britanike është gati të mbështesë kërkimet për të zbuluar këto sekrete që rrethojnë botën në mënyrë që të tregojë rëndësinë e saj në lidhje me eksplorimin e hapësirës.
Tani më, shkencëtarët do të kenë mundësi të kërkojnë gjithashtu edhe për impaktin që kanë stuhitë e rërës në klimën e Marsit, apo të analizojnë ciklet e ujit atje, duke pasur parasysh informacione nga anije kozmike që janë dërguar më përpara.
/tvklan.al