Kërkohen 16 drejtorë, kriteret e nevojshme
ALUIZNI ka hapur konkursin për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ky kujtoi se afati i fundit i aplikimeve është data 23 tetor.
Rama ftoi të gjithë të interesuarit për kushtet dhe kriteret e kandidimit të klikojnë në faqen online të ALUIZNI-t.
Lajmi vjen një ditë pasi Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi hapjen e konkursit për pozicionet drejtuese në 16 drejtori të Hipotekave në mbarë vendin. /tvklan.al