Mamaqi zbulon kujt i është lutur më shumë për të marrë pjesë në emision
Aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi zbuloi sot përmes emisionit “Kush vjen për drekë”, personazhin të cilit i është lutur më shumë për ta patur në emision.
Mamaqi tha se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha personazhi më i “vshtirë” për ta patur pjesë të emisionit.
“Personazhit të cilit i jam lutur më shumë për t’më ardhur në emision ka qenë Sali Berisha”,
tha Mamaqi.
Ndërkohë që shtoi se personazhi të cilit i është lutur, por ende nuk i ka shkuar në emision është regjizorja Vera Grabocka.
“Vera Grabockës i jam lutur shumë dhe sot e kësaj dite i lutem”,
shtoi aktori.
/tvklan.al