Në pranga një nga skafistët që do trafikonin drogë nga Plazhi i Gjeneralit
Me urdhër të prokurorisë, policia ka arrestuar një nga tre skafistët e dyshuar që do të trafikonin 1,3 ton kanabis nga Plazhi i Gjeneralit në muajin korrik.
Ndaj Nertil Shehut është vendosur masa e sigurisë arrest me burg këtë të enjte. Ndërsa në kerkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor.
Për llogari të këtij hetimi në 14 korrik u arrestuan dy vlonjatët Arvis Muçaj dhe Aristotel Kasaj. Sipas policisë, Kasaj rezulton pronari i mjetit Land Rover ku u gjetën 300 kilogramë drogë. Gjithashtu në pranga ra Joni Sadikaj, Roland Hysenbelliu dhe Kejvi Hajdari.
Tv Klan