Përcillet në banesën e fundit ish-ministri Dritan Prifti
Ish-ministri Dritan Prifti u përcoll sot për në banesën e fundit. Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Muzeun Kombëtar.
Miq, të afërm dhe kolegë u shprehën ngushëllimet familjarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dritan Priftit. Prifti u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në gjak. Edhe pse kishte marrë trajtim mjekësor më të specilizuar në Itali dhe Gjermani, ato nuk rezultuan efikase. Tv Klan