Votohet projektligji për reformën zgjedhore dhe për mbrojtjen e pakicave
Pas një seance maratonë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjet për reformën zgjedhore dhe për mbrojtjen e pakicave.
Kështu, është miratuar me 116 vota pro ngritja e një komisioni të veçantë për reformën zgjedhore që do të drejtohet nga Bledi Çuci i PS-së dhe Oerd Bylykbashi i PD-së.
Gjithashtu është miratuar edhe projektligji për mbrojtjen e pakicave me 102 vota pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.
Kanë qenë deputetët e LSI-së dhe Vangjel Dule që e kanë votuar kundër këtë projekt ligj ndërsa deputeti Nasip Naço e ka abstenuar
./tvklan.al