Puro e Winston Churchill, shitet në ankand për 12.262 Dollarë
Një puro gjysmë e tymosur nga ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, është shitur në një ankand për 12,262 Dollarë.
Shtëpia e ankandit e përshkroi puron si një relike të lezetshme të historisë. Cigarja prej 10 cm mbante etiketën "La Corona, Winston Churchill" dhe u ble nga një koleksionist në Florida. Puron e kishte gjetur një ushtar britanik, në maj të vitit 1947 kur kishin fluturuar me avion gjatë kohës së luftës nga Britania në Paris. Ushtari e ka ruajtur për shumë vite derisa sot u shit për më shumë se 12 mijë Dollarë. Puro ishte një mjet identifikues për imazhin publik të Churchill. Burimi: Klan Plus