Presidenti Meta në Theth, promovon Alpet Shqiptare
Presidenti Ilir Meta ka bërë një vizitë në Luginën e Valbonës dhe në Theth për të promovuar bukuritë e Alpeve Shqiptare.
I “zhveshur” nga kostumi zyrtar, Meta ka ndaluar edhe te “Syri i Kaltër”, një tjetër bukuri natyrore që ofron parku kombëtar i Thethit.
Presidenti është shprehur i mrekulluar nga bukuritë natyrore që ofrojnë Alpet shqiptare, teksa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike.
“Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te ‘Syri i Kaltër’ në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar ‘Syrin e Kaltër’ këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona”, thotë Meta. /
tvklan.al