Kapet me kokainë dhe para, pranga shqiptarit
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, 38 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan nga policia brenda shtëpisë 380 gramë kokainë, materiale për paketim të lëndëve narkotike dhe 1,500 euro.
Nga policia është bllokuar gjithashtu edhe një peshore, 10 karta SIM dhe 6 celularë.
Sipas mediave lokale, 38-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penalë./tvklan.al