Mbyllen votimet ne Maqedoni, pjesëmarrja 49.02%

A man casts his ballot at a polling station in Skopje on April 13, 2014, in the first round of the presidential election. The second round of the presidential elections will be held on April 27. Macedonians voted for a new president Sunday in the polls seen as a test for the ruling party in the landlocked Balkan country and its path towards EU and NATO membership. AFP PHOTO / ROBERT ATANASOVSKI (Photo credit should read ROBERT ATANASOVSKI/AFP/Getty Images)

Mbyllen votimet ne Maqedoni, pjesëmarrja 49.02%

19:45 15/10/2017

Janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet lokale 2017 në Maqedoni. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime ishte 49.02%.

Gjithsesi KSHZ njoftoi se për rezultatet e para duhet pritur deri afër mesnatës.

Procesi i votimit u zhvillua nën një atmosferë të qetë në 3 480 qendra, por nuk munguan as incidentet, siç ishte ai në komunën Butel, pranë Shkupit ku disa persona u përplasën fizikisht.

​Beteja kryesore ishte mes dy blloqeve politike maqedonase LSDM e Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

Këto zgjedhje cilësoheshin si një test i rëndësishëm për kryeministrin aktual Zoran Zaev, që prej procesit të fortdebatuar të vitit të kaluar që u pasua nga ngjarja në parlamentin maqedonas, ku deputetët shqiptarë rrezikuan jetën./Tv Klan






Të ngjashme