
Drogë me vlerë 100,000 euro, arrestohet shqiptari
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike.
33-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua nga policia pasi i gjetën në makinë dy kilogramë kokainë të ndara në dy pako me nga një kilogramë drogë secila.
U desh një kontroll më i imtësishëm i policisë që të gjente një nga pakot e drogës sepse i arrestuari e kishte fshehur në një sedilje duke shpresuar se nuk do të vihej re nga një kontroll i rastësishëm. Bëhet fjalë për bllokimin e një sasie të konsiderueshme lëndë narkotike sepse mund të arrinte fitime deri në 100.000 euro.
Rezulton se shqiptari është një person me precedentë të mëparshëm.
/tvklan.al