09:27 07/06/2014Autoritetet kosovarë kanë nisur hetimet për ngjarjen e një dite më parë në centralin energjitik, Kosova A.Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën 14 të tjerë.Fillimisht u fol për 4 viktima, por dy prej punëtorëve që mendohej se kishin humbur jetën u nxorrën të gjallë nga rrënojat pasditen e djeshme.Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë një përzierje e gabuar kimikatesh në repartin e Hidrolizës.Qeveria shqiptare ka ofruar mbështetjen e saj për furnizimin me energji të Kosovës deri në riparimin e defektit.Tv Klan