Emrat/ Kokainë dhe para në serbatorin e makinës, arrestohen shqiptarët
Pesë persona, tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia në Bari të Italisë.
Policia arrestoi shqiptarët Edison Hoxha 30 vjeç, Enea Ioannidou 32 vjeç dhe italianët Giuseppe Lastella 53 vjeç, Francesco Lopez 46 vjeç, Paolo Piemonte 45 vjeç për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë gjatë momentit që ata do të shkëmbenin drogën në një nga shtëpi në Bari.
Një grup prej katër personash patrullonte zonën në këmbë dhe me dy makina. Më vonë është afruar një makinë e tretë.
Pas kontrollit, policia arriti të sekuestronte 21,800 euro të cilat i kishte në dorë italiani Lastella. Në një kontroll tjetër të ushtruar në makinën e tretë, policia arriti të sekuestronte 2,3 kg kokainë që ishte fshehur në serbatorin e makinës.
/tvklan.al