Video/ Fiori: Ose e bëj mirë diçka, ose nuk e bëj fare…
Moderatorja Fiori Dardha ishte sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan nga ku rrëfeu se përse hoqi dorë nga aktrimi.
Dardha tha se e kishte kuptuar që në shkollë që nuk jepte maksimumin në aktrim, ndaj edhe i është futur televizionit.
“Unë kam mabruar për violinë, më pas mbarova Akademinë e Arteve për aktrim. Pastaj u lidha shumë me televizionin. Hoqa dorë nga aktrimi sepse shoh që këtu në Shqipëri ka personazhe që marrin përsipër të bëjnë gjithçka, unë bëj përjashtim mesa duket. Unë ose e bëj mirë diçka ose nuk e bëj fare. E kuptova që në shkollë që nuk isha një aktore që do të bëja bujë dhe thash më mirë të bëj diçka që e bëj mirë se sa të bëhesha aktore mediokre. Duke qenë se nuk jepja maksimumin në aktrim i’u dedikova telvizionit”,
tha Dardha.
/tvklan.al