Përplas për vdekje motoçiklistin dhe pengojnë hetimet, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar në Kavajë pasi akuzohen se kanë penguar hetimet dhe kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Gentush Hoxha, 27 vjeç banues nga fshati Kazie i Kavajës, është përplasur me një motoçikletë “Yamaha” duke drejtuar një kamion tip “Benz” ne pronësi të një firme. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur Z.G, 28 vjeç.
Më pas Hoxha, në bashkëpunim me Ervis Çurrumin nga fshati Luz i Vogël dhe Gëzim Cilën nga fshati Hajdaraj, kanë hequr nga vendi i ngjarjes kamionin me të cilin u shkaktua aksidenti dhe kanë sjell një tjetër mjet kamion tip “Benz”, duke prishur dhe fshehur provat në vendngjarje.
/tvklan.al