U plagos me thikë nga nipi, ndërron jetë 80 – vjeçari Shaban Agaj
6 ditë pasi u godit me thikë nga nipi i tij adoleshent, Shaban Agaj ka ndërruar jetë.
Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet, ku 80 - vjeçari ndodhej i shtruar, konfirmojnë përtvklan.al
se i moshuari ndërroi jetë pasditen e së mërkurës. Ai ndodhej në Reanimacion që prej së enjtes së shkuar, kur u godit 4 herë me thikë nga nipi i tij 19 - vjeçar, Beniamin Kaso. I moshuari i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. Mesditën e 12 Tetorit, Shaban Agaj, i cili festonte 80 - vjetorin e lindjes, sëbashku me bashkëshorten e tij Hajrije Agaj, 77 - vjeçe, u goditën nga 4 herë me thikë nga djali i vajzës së tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të moshuarve tek zona e "Freskut", pas një konflikti që kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë. Beniamini jetonte në Gjermani me të ëmën dhe kishte pak kohë që kishte ardhur në shtëpinë e gjyshërve të tij. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë do të duhet të përballet edhe me akuzën e vrasjes./tvklan.al