Greqia: Qeveria shqiptare përdor minoritetin grek për të larguar vëmendjen nga implikimi i Tahirit
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër në lidhje me minoritetin grek në Himarë. Përmes një njoftimi zyrtar, MPJ e Greqisë thotë se autoritetet shqiptare kanë marrë vendim të befasishëm për të vazhduar me prishjen e banesave të minoritetit grek në Himarë.
Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme greke përmend edhe zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë me implikimin e dyshuar të Saimir Tahirit në trafik droge.“Është shqetësuese lidhja e dukshme mes krimit të organizuar dhe skenës politike në Shqipëri, siç tregohet së fundmi arrestimi i kreut të një rrjeti të trafikut të drogës, ku shfaqet edhe një ish-zyrtar i lartë i qeverisë së parë të Edi Ramës.
Po aq shqetësues është fakti që qeveria shqiptare vazhdon të shkatërrojë pronat e minoritetit grek në Himarë.
Vendimi i djeshëm i autoriteteve shqiptare konfirmon se ligji i pakicave i miratuar rishtazi është një hap prapa për minoritetin kryesor të Shqipërisë. Shumë persona e interpretojnë këtë veprim si një akt që synon të çorientojë opinionin publik nga çështja kryesore politike së fundmi në Shqipëri për trafikun e drogës”
, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë./tvklan.al