Xhafaj: S’ka prova për Tahirin, prokuroria vepron politikisht
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një akuzë të fortë në adresë të prokurorisë pas kërkesës së saj për të marrë autorizim nga Kuvendi për të arrestuar ish-paraardhësin e tij Saimir Tahiri. Sipas Xhafës, akuza nuk ka prova të besueshme dhe është e motivuar politikisht.
Sipas Xhafës, ka dhe precedente të tjera dhe me i freskëti për të është rasti i operacionit të policisë në Babicë ku u kapën afro 4 ton drogë, në një operacion të drejtuar nga Krimet e Rënda dhe u godit një bazë e Habilajve.
Por kryeprokurori Llalla thotë se akuza po kryen hetimet e nevojshme dhe shton se situata e kriminalitetit është e rëndë.
Kryeministri dhe Presidenti i Republikës zgjodhën të mos i përgjigjen interesit të gazetarëve lidhur me çështjen “Tahiri”.
Tv Klan