Ekzekutohet shqiptari në Itali


Ekzekutohet shqiptari në Itali

10:34 22/10/2017

Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në Torino të Italisë. Banorët njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.

Sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar. Ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Autorët qëlluan tre herë me armë, thotë policia italiane. Ata janë shpallur në kërkim. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare. Ndërkohë, mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e shqiptarit të vrarë.

/tvklan.al






Të ngjashme