Emri/ Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali
Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë orëve të natës në Pisa të Italisë.
Sipas mediave fqinje, viktima është Sokol Balliu, i cili humbi kontrollin e automjetit tip Ford dhe u përplas me një pemë rreth orës 03:00 të mëngjesit. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë të shqiptarit, i cili ishte bllokuar brenda mjetit. Sokol Balliu humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar./tvklan.al