Sherr me biçak mes adoleshentëve
Një sherr mes dy adoleshentëve ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre këtë të hënë në Sarandë. Ngjarja ndodhi në ambientet e ”Shkollës Ekonomike”, në lagjen ”Nr.3” të këtij qyteti.
Sipas burimeve zyrtare K.B., 17 vjeç dhe K.Xh., 17 vjeç janë grindur me njëri – tjetrin për motive të dobëta, duke përdorur edhe biçak.
Për pasojë, i plagosur ka mbetur adoleshenti me iniciale K.B., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet shoqëruan në ambientet e policisë K.Xh. dhe po punojnë për sqarimin e plotë të grindjes midis dy të rinjve.
/tvklan.al