Fillon punë në butik, shitësja lë parate e xhiros ditore ne kazino
Një 25-vjeçare e cila prej tre ditësh kishte filluar punë në një butik në Tiranë si shitëse ka lënë të gjitha paratë e xhiros ditore në kazino.
Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vajza e kishte ves dhe prej tre vitesh luante rregullisht. Gazetarja tha se ajo nuk është e vetmja në familje, pasi edhe motra dhe babai i saj luajnë kazino po ashtu.
“Ky ves i ka prishur punë në shumë vende pune ku ka shkuar 25-vjeçarja”,
tha gazetarja.
/tvklan.al