Emri/ Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali
Mediat italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit të ekzekutuar me armë ditën e djeshme në Torino të Italisë.
Ai është Shpëtim Frashëri 39 vjeç. Shqiptari u ekzekutua me dy plumba gjatë natës së djeshme rreth orës 03:30 nga dy persona ende të paidentifikuar. Nga hetimet e deritanishme, policia italiane dyshon se krimi ka ndodhur për shkak të rivalitetit mes bandave shqiptare në fushën e prostitucionit.
Dy autorët qëlluan me armë të kalibrit të madh 39-vjeçarin. Shpëtim Frashëri u dërgua në spital, por fatkeqësisht aty ndërroi jetë. Hetuesit janë duke kërkuar të dhëna për autorët dhe për viktimën, ndërsa ky i fundit raportohet se jetonte prej suhmë vitesh në Itali. /
tvklan.al