Video e plotë/ “Shpirti im…”, mesazhet e çiftit Kosta në “E Diela Shqiptare”
"Shpirti im", çifti Aleko dhe Afërdita Kosta, Janarin e 2016 -ës ishte në studion e "Ka një mesazh për ty", në "E Diela Shqiptare".
Afërdita do t'i bënte në atë kohë bashkëshortit të saj një surprizë e ky i fundit, sapo në ekran shfaqej Afërdita do të reagonte duke thënë "shpirti im"."Shpirti im që i dha kuptim jetës time. Është njeri shumë njerëzore, shpërndan shumë mirësi",
shprehej 61 - vjeçari për të."Po unë nuk mund të bëja ndryshe. Që je një burrë i bukur nuk e shoh vetëm unë e shohin të gjithë... "
ishin fjalët me të cilat bashkëshortja e tij 49 - vjeçare do t'i drejtohej të ndjerit. 49 - vjeçarja, e cila në "E Diela Shqiptare" kishte ardhur për t'i kërkuar bashkëshortit që të mos hiqte dorë nga muzika, pasioni i tij, do të rrëfente për Ardit Gjebrean se kishte një djalë adoleshent, për të cilin dëshironte që mbi të gjitha të ishte njeri."Unë kam një djalë, i cili dje mbushi 18 vjeç. Është maturant. Si çdo nënë, të gjitha ëndrrat i ka të gjitha tek ai fëmijë, tek mirë edukimi i tij dhe te mirë shkollimi. Në radhë të parë kam pasur prioritet të të bërit njeri, të të qenit njëri. E vlerësoj shumë të qenit njeri."
Ndërsa për bashkëshortin e saj, Afërdita do të shprehej..."Takimi i parë më bëri shumë përshtypje. Atë e vuri Zoti para meje dhe a thua kishte një jetë që më kishte njohur. Më tregoi të gjithë historinë e tij. Unë vetëm e kam parë, nuk e kam zbërthyer gojën fare, fare. Nuk dija
çfarë t'i thosha, vetëm rrija e shikoja. Thashë me vete, ky është një njeri që ka edhe dhimbje brenda por, është një njeri që rrallë e takon".
"Ky saksofon për ty është i shtrenjtë, por për mua është edhe më i shtrenjtë. Në këtë saksofon ke vënë të gjithë jetën tënde, ke dhënë shpirtin dhe unë nuk mund ta qenien tënde pa këtë saksofon. Vazhdo luaj. Vazhdo bjeri saksofonit, sepse ti ke lindur për t'i rënë saksofonit".
"Për tre ditë ti mbush 60 vjeç, por shiko sa i bukur që je. Jeta nuk na pruri të gjithëve gjëra të mira, por ty të pruri mua. Jam unë".
" E vërtetë. "
"Unë dua t'i biesh saksofonit. Këtu. Ky është mesazhi im për ty. Të dua pafund".
"Dhe unë shpirt".
/tvklan.al
*Shih videon nga minuta e 24