Shqetësim nga ndotja akustike në Tiranë


Shqetësim nga ndotja akustike në Tiranë

23:55 25/10/2017

Ndotja akustike vijon të shqetësojë banorët e kryeqytetit edhe pas orës 24 të mesnatës.

Sipas një vëzhgimi të emisionit investigativ Stop, disa lokale e respektojnë ligjin për ndotjen akustike duke përdorur muzikë të lartë  nga ora 19-24.

E ndërsa disa e respektojnë ligjin, disa subjekte tek Rruga “Mustafa Matohiti” nuk e ulin muzikën e lartë pas orës 24

Një tjetër zonë problematike është edhe zona e bllokut. Lokale të shumta operojnë në katet e para të pallateve të banuar, duke përdorur muzikë tej normave të lejuara.

Tv Klan






Të ngjashme