BE nuk vendos për pesticidin, delegacionet përçahen përballë kompanisë
Me gjithë kritikat dhe një peticion me dy milionë firma, delegacionet e vendeve të BE-së janë përçarë në mbledhjen e komisionit për kontrollin ushqimor, ku duhej të vendosej për bllokimin pas një 5-vjeçari të një herbicidi që konsiderohet i rrezikshëm.
Nuk ka një vendim të vendeve të BE për bllokimin ose jo të pesticidit glifosat që mban vulën e gjigandit Monsantos. Mbledhja është mbyllur pa votë nga autoriteti më i lartë ushqimor i unionit, ku duhet të shpreheshin pro ose kundër zgjatjes së licencës me 5 deri në 7 vjet për herbicidin. Sipas zëdhënësit, pozicionimet e ndryshme të delegacioneve kanë bërë që ekzekutivi i BE të reflektojë më tej, pa dhënë një afat për mbledhjen e ardhshme.
Deri tani Italia dhe vende të tjera të BE janë shprehur kategorikisht kundër rilicencimit të glifosatit, duke e konsideruar shumë të dëmshëm për çdo organizëm të gjallë. Në Evropë, gjatë javës së fundit janë mbledhur rreth 2 milionë firma në formë peticioni për ta zhdukur nga tregu herbicidin.
Burimi: Klan Plus