Historia e pabesueshme e futbollistit, debuton me dorë plastike


Historia e pabesueshme e futbollistit, debuton me dorë plastike

17:45 26/10/2017

Cosmin Lambru, 18 vjeç, është subjekti i një historie të pabesueshme që tregon se asgjë nuk është e pamundur.

18-vjeçari debutoi në humbjen që skuadrës së tij  Petrolul Ploiesti pësoi 2 - 0 kundër Universitatea Craiova. Gjatë ndeshjes ai luajti me një dorë plastike.

Sulmuesi humbi dorën në një aksident para 10 vitesh. Ai u përplas me një kamion gjatë kohës që po ecte me miqtë e tij. Cosmin përfundoi poshtë mjetit, por fatmirësisht prej reflekseve të shpejta arriti të shpëtonte.

Asgjë nuk e ndaloi djaloshin nga Rumania që të ndiqte ëndrrën e tij, futbollin.

/tvklan.al






Të ngjashme