Cana ambasador i “FIFA Grassroots”
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është emëruar nga Federata Shqiptare e Futbollit, si Ambasador për Shqipërinë i projektit të “FIFA-s, Grassroots” që synon në nxitjen e fëmijëve për tu afruar me sportin e futbollit.
“E ndiej detyrë të kontribuoj në futbollin e vendit tonë. Kur them tonë nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën”,
tha Cana në konferencën për shtyp.
Me këtë lëvizje, federata synon 6të shfrytëzojë imazhin e Lorik canës për të promovuar sportin e futbollit.
Presidenti i FSHF, Armand Duka, tha se projekti i futbollit të fëmijëve është një nga prioritetet e organizmit që drejton.
Tv Klan