Xhaçka: Investim në sistemin e radarëve
Në kulmin e debatin politik për funksionimin e radarëve që monitorojnë hapësirën detare, ministrja e Mbrojtjes zbulon se në buxhetin e ministrisë që ajo drejton është parashikuar dhe një fond i veçantë prej 400 milionë lekësh të reja për blerjen e radarëve të rinj ajror. Ndërsa sa i takon akuzave konkrete të opozites Xhacka thotë se po vijon hetimi.
“Përmes kësaj rritje në buxhet kemi siguruar fondet e nevojshme për blerjen e sistemit radar ajror, investimi i parë për ruajtjen e qiejve shqiptarë në demokraci. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, kolegun Fatmir Xhafa kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar në detaje situatën aktuale me vëzhgimin e hapësirës detare”.
Paralelisht me hetimin mbi funksionimin e radarëve kjo ministri ka nisur një kontroll për të gjitha pronat që administrohen nga forcat e armatosura, por që aktualisht nuk janë vend dislokimi ushtarak.
“Çdo repart e komandë është ngarkuar që me të gjitha burimet njerëzore në dispozicion, të evidentojë saktësisht statusin aktual pikërisht të atyre pronave që aktualisht nuk janë vend-dislokime ushtarake”.
Kontrolli zhvillohet gjatë kësaj jave dhe do të përfshijë përmes një plani të saktë çdo pronë ish-ushtarake kudo që të jetë ajo.
Tv Klan