Nis Vettingu në Gjykatën Kushtetuese
Nis Vettingu në Gjykatën Kushtetuese.
Një short i hedhur në këtë institucion ka përzgjedhur 5 dosje të gjykuara nga secili prej gjyqtareve.
Këto dosje u përkasin gjykimeve nga viti 2013 në vitin 2016.
Televizioni Klan mëson se në total janë përzgjedhur 35 dosje, të cilat, pas vlerësimeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky relacion do t’i bashkëngjitet relacionit të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Informacionit të klasifikuar.
Gjyqtarët e Kushtetuese që do të kontrollohen janë kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, anëtar Gani Dizdari, Besnik Imeraj e Fatos Lulo.
Tv Klan