Përplaset për vdekje një person
Një person është përplasur për vdekje, teksa ka qenë duke ecur me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e enjte, në rrugën Shkozet-Shijak, përballë një karburanti.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Policisë së Shtetit, viktima 55 vjeç është përplasur për vdekje nga një drejtues automjeti, i cili është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit.
/tvklan.al