Ze Maria: Tirana nuk luan mirë deri në minutën e ‘20
5 ndeshje, 5 fitore dhe 15 gola të shënuar e asnjë i pësuar. Kjo është Tirana e brazilianit Ze Maria. Deri tani çdo gjë shkon më mirë nga ç’ishte parashikuar por tekniku ende nuk është i kënaqur plotësisht me skuadrën
“Duhet të jemi një skuadër e bindur tek fitorja. Deri në 20 minutat e para po dhurojmë shumë mundësi kundërshtarit. Kjo s’më pëlqen, kjo është vështirësia që kemi deri tani. Nuk duhet t’i japim kundërshtarit asnjë mundësi”.
Tekniku gjithsesi nuk e fsheh kënaqësinë për arritjen e deritanishme me bardheblutë, por kërkon përqendrim të skuadrës një ditë para se të përballet me Tomorin.
“Jam i kënaqur me rezultatet, pasi kjo nuk ishte e parashikuar. Gati të gjithë lojtarët kane shënuar. Do perballemi me skuadrën e vendit të 4 ne renditje. Është një ekip i forte. Duhet te luajmë me të njëjtin ritëm sepse është skuadër që luan mire në shtëpi”.
Tirana kryeson grupin e jugut në kategorinë e parë.
Tv Klan