Interesi për doktoraturën e Stephen Hawking, bie serveri i Universitetit të Kembrixhit


Interesi për doktoraturën e Stephen Hawking, bie serveri i Universitetit të Kembrixhit

19:12 28/10/2017

Teza që Stephen Hawking ka mbrojtur doktoraturën është parë më shumë se 2 milionë herë që kur u bë e aksesueshme online për publikun të hënën, ndërsa më shumë se 500.000 njerëz janë munduar të shkarkojnë dokumentin e quajtur “Rekuizita e zgjeruar e universeve”.

Puna e Hawking e realizuar në vitin 1966 ka vërtetuar se është shumë popullore pasi ka arritur të rrëzojë serverin e uebsajtit të Universitetit të Kembrixhit.

Hawking e shkroi dokumentin prej 134 faqesh kur ishte 24 vjeç dhe studionte në Kambrixh.

Atrofizikanti ka qenë pjesë e Universitetit e Kambrixhit që prej vitit 1962. Ai ka shkruajtur gjithashtu  “Një histori e shkurtër e Kohës”, e cila është një nga punët shkencore më me influencë në botë.

Më parë për të parë punën e tij të doktoraturës, njerëzit duhej të paguanin 65 paund që të merrnin një kopje ose ta lexonin në bibliotekën e universitetit.

/tvklan.al






Të ngjashme