Makina del nga rruga, humb jetën 25 – vjeçari
Një i ri ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Lushnje, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15, në fshatin Karbunarë e Vogël në vendin e quajtur “Rruga e Gurores”.
Viktimë nga ky aksident ka mbetur 25 – vjeçari Zyber Gorovelli, i cili doli nga rruga me makinën “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, duke gjetur vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
/tvklan.al