Trump do të lejojë deklasifikimin e dosjes “Kennedy”
Presidenti Donald Trump do të lejojë publikimin e pothuajse të gjithave dosjeve të lidhura me vrasjen e ish – presidentit amerikan J.Kennedy.
Domentet e bëra publike deri tani tregojnë se vrasësi i Kennedy-t, Lee Harvey Oswald kishte zhvilluar një telefonatë me një agjent të KGB në Rusi, dy muaj përpara vrasjes së presidentit.
Kreu aktual i FBI-së shprehu shqetësimin se asnjë amerikan nuk do ta besojë që ai ka vepruar i vetëm në vrasje e presidentit. Disa nga dokumentet e deklasifikuar flasin për lidhje të tij me Kubën dhe Rusinë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se pas “konsultimeve” me ekipin e tij të sigurisë dhe me agjencitë e tjera, ai do ta lejojë publikimin e pothuajse të gjitha dosjeve të lidhura me vrasjen e presidentit, John Kennedy, ngjarje e ndodhur në vitin 1963.
Nëpërmjet një postimi në rrjet, Trump tha se ka qëllim të ndalë çdo teori konspiracioni që lidhet me vrasjen e Kennedy-t.
Pak ditë më parë, rreth 3 mijë dokumente që lidhen me vrasje u deklasifikuan duke respektuar afatin 25 – vjeçar të dokumenteve sekrete.
Tv Klan