Vllaznia i merr barazimin Kukësit


Vllaznia i merr barazimin Kukësit

16:17 29/10/2017

Vllaznia e Ernest Gjokës i mori barazimin Kukësit në shtëpinë e vet. Shkodranët kanë qenë të parët që shënuan me Atsina që në minutën e 5-të.

Sulmuesi ganez shënoi sërish në minutën e 20-të pas një aksioni të nisur prej tij. Pjesa e parë e takimit përfundoi 2-1 pasi Guri ngushtoi diferencën për Kukësin.

Në pjesën e dytë Kale realizoi barazimin për Kukësin. Ky rezultat i vlen më shumë Vllaznisë, ndërsa për Kukësin, rrezikohet afrimi i Flamurtarit ose Partizanit.

Pikërisht ndeshja Partizani – Flamurtari që do të nisë në “Selman Stërmasi” në orën 17 do të jetë ndeshja mbyllëse e javës së 8 të Superligës./Tv Klan

 






Të ngjashme